Ndeshje ndryshe ndaj Torinos, do të jemi pa Ibrën

12 maj 2021 | 12:12

Milani pas fitores ndaj Juventusit, do të mbetet sërish në Torino, por këtë herë për të kërkuar tri pikët e radhës ndaj ekipit granata.

Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për rëndësinë e transfertës torineze, dëmtimin e Ibrës dhe rinovimin me portierin Donnarumma.

“Arma jonë më e fortë është ekuilibri dhe këtë e treguam edhe ndaj Juventusit. Megjithatë ndaj Torinos do të jetë një ndeshje krejt ndryshe dhe zgjedhjet në formacion mund të bëjnë diferencën”, ka thene Pioli.

“Ibrahimoviq? E sigurt që nuk do të jetë me ne në Torino dhe as të dielën ndaj Cagliarit. Shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen e fundit ndaj Atalantës. Rinovimi i Donnarumma-s? Për momentin të gjithë jemi të përqendruar te ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi duam të arrijmë objektivat sezonalë. Pas 25 majit do të ulemi të bëjmë llogaritë dhe të flasim për të ardhmen”, ka deklaruar Pioli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Radhë të gjata janë krijuar te salla e sporteve "1…