Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani
12 maj 2021
| 21:17
Hisen Berisha në një intervistë në Prime Time në Kanal 10, duke folur për veprimtarinë e SHIK-ut, ka thënë ky shërbim intelegjent i ka kontribuar Kosovës gjatë luftes dhe pas saj.
Sipas tij, SHIK-u ka bashkëpunuar edhe me ish’presidentin Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se në një rast personalisht e ka parë lidershipin e SHIK-ut tek sa hynte në rezidencën e presidentit Rugova në Velani.
“Kadri Veseli e ka takuar Rugovën më shpesh se sa unë”, ka thënë Berisha.
https://www.facebook.com/Kanal10.live/videos/3270589496502090/



