Llapi rrëmben Kupën e Kosovës
Skuadra e Llapit është shpallur fituese e Kupës së Kosovës në futboll, pasi e mposhti Dukagjinin e Klinës, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3.
Koha e rregull nuk solli gola në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prandaj është dashur të zhvillohen edhe vazhdimet, kur në minutën e 113-të, Altin Merlaku realizoi golin e parë duke e kaluar edhe portierin kundërshtar.
Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina nuk o dorëzua dhe arriti të barazon rezultatin në minutën e fundit shtesë nëpërmjet Prenqit. Fituesi është dashur të vendoset në penallti ku me e suksesshme doli skuadra e Llapit që fitoi me rezultat 4-3.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin nga Podujeva që gara në Superligë, pasi e fitoi Kupën për herë të parë në histori të klubit. Ndërsa Dukagjinit do t’i mbetet të kërkojë Kupën në edicionet e ardhshme.
Siç dihet fituesi i Kupës siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
/Epoka e re/



