Në spitalet e Kosovës po trajtohen 291 pacientë nga Covid-19, prej tyre 17 janë në gjendje të rëndë

15 maj 2021 | 20:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i ulët i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë gjatë disa muajve të fundit me vetëm 40 raste. Por, ulje ka shënuar edhe numri i  pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Sipas raporteve nga klinikat Covid në QKUK dhe shtat spitalet e përgjithshme në Kosovë, në trajtim janë vetëm 291 pacientë.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 59 pacientë

Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv -Covid, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë, prej tyre 9 në gjendje të rënduar, 91 të konfirmuar pozitive dhe 90 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 33 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 34 pacientë

Spitali i Gjilanit, 25  pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tri viktima nga Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me coronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja Covid-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,843, i viktimave në 2,223 dhe i të shëruarve në 99,455.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e diele) do të organizohet turniri tradicional në futboll…