Edhe një largim i madh nga Feronikeli

25 maj 2021 | 11:10

Pas Përparim Islamit edhe një futbollist tjetër është larguar nga skuadra e Feronikelit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Besmir Bojku, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka konfirmuar se më nuk do të jetë pjesë e klubit nga Drenasi.

May be an image of 1 person, playing a sport, standing dhe bar

“Faleminderit të gjithëve për këto dy vite sa i kaluam se bashku, si momentet e mira dhe ato të vështira, asnjë ndarje nuk është e lehtë. Se bashku me klubin përjetuam edhe emocionet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, momente që çdo futbollist i ëndërron. Nuk mundem pa i përshëndet edhe presidentin e klubit, Naser Ramaj dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që gjithmonë ishte së bashku me tifogrupin ‘Tigrat e Zi’ duke na mbështetur si nga tribunat ashtu dhe jashtë stadiumit”, ka shkruar Bojku.

Ditë me parë nga skuadra e “Niklit” është larguar edhe zëdhënësi i klubit, Erlind Krasniqi, derisa pritet të ketë edhe largime të tjera.

/Veton ZYMBERI/

Nga Feronikeli te Drita, flet Përparim Islami

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka dënuar…