Plani për kullën e dytë më të lartë në botë
Një firmë arkitekturore skoceze ka publikuar planet për të ndërtuar kullën e dytë më të lartë në botë në Shën Petersburg, Rusi.
Sipas një publikimi për shtyp nga arkitektët Kettle Collective, qendra Lakhta II do të jetë 703 m, ndërkohë që ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Dubai është 828 m.
Megjithat,ë kulla do të ketë katin më të lartë për të jetuar dhe galerinë pamore më të lartë në botë me 590 m.
Momentalisht kulla e dytë më e lartë në botë është Kulla e Shanghai-t me 632 m. The Shard në Londër është vetëm 310 m.
Lakhta Center II do të jetë në periferi të Shën Petersburgut, ngjitur me qendrën e parë Lakhta, e cila është ndërtesa më e lartë në Evropë me 462 m. Aty ka selin[ qendrore e kompania e madhe energjetike Gazprom.
Drejtues i projektit është Tony kettle, i cili gjithashtu ka dizajnuar qendrën e parë Lakhta gjatë kohës së tij si arkitekt pranë firmës RMJM. “Qendra Lakta do të jetë shembulli për dizajnet e qëndrueshme të projekteve botërore të ndërtesave të larta,” tha Kettle për shtypin.
“Ajo do të ketë modelin më të mirë të dizajnit me energji të ulët dhe një përzierje përdorimesh, që do të formojnë një hapësirë vertikale atriumi. Do të jetë qendra e gjallërishme e zemrës së zonës së biznesit. “
Qendra Lakta II do të ofrojë hapësira për zyrë, banim dhe relaksim në 150 kate.
“Dizajni jo vetëm që është estetik por edhe funksional, pasi do të reduktojë forcat e konsiderueshme të erës që do të ndikojnë tek struktura, duke reduktuar njëkohësisht madhësinë e elementeve strukturore, që do të duhen brenda në ndërtesë,” tha Kettle.
Qendra e parë Lakhta është ndërtesa e parë super e lartë e Shën Petersburgut. Struktura është tani kulla me veriore në botë. Kulla 87-katëshe rrotullohet plot 90 gradë nga themeli në majë, si një gjilpërë rrotulluese. Ajo është një ndër shembujt më të gjatë në botë të një kulle me dizajn rrotullues. /CNN/
GORPROJECT.jpg?1605053828)



