Gjakova, me emra dhe fotografi akuzon për krime lufte

29 maj 2021 | 22:02

Shoqata për Krime Lufte në Gjakovë, në mbrëmjen e së premtes, ka vendosur afishe me fotografi dhe të dhëna personale (emër & mbiemër) të serbëve që dyshohen se kanë kryer krime lufte në këtë qytet gjatë luftës së fundit.

Për të gjithë është thirrja e njëjtë “Kërkohet për krime lufte”.

Mirëpo, këto nuk do të jenë të vetmet afishe që do të vendosen në hapësira publike.

“Kudo, çdo cep, çdo rrugë, edhepse nesër ndoshta edhe gjysma nuk do të jenë nga ata që iu dhimbsen kumarit. Ne shpejt do të vendosim dhe 250 fotografi të tjera, në kohën e duhur, me shumë vullnetarë”, ka treguar Shkëndije Hoda, Udhëheqëse e Shoqatës për Krime Lufte.

Qytetarët po e mirëpresin këtë nismë, ndonëse e shohin pak të vonshme.

I gjithë ky aktivitet u bë me leje të policisë, veçse këto fotografi nuk mund të vendosen në prona private dhe në zona ku ka objekte fetare serbe.

Kujtojmë që Gjakova është njëra nga vendet më të goditura nga lufta e fundit me 1026 persona të vrarë dhe 76 të zhdukur dhe një nga komunat me banorët me këmbëngulës që serbët lokalë të dënohen për krimet e kryera./ KlanKosova

https://m.youtube.com/watch?v=CO1jnLZFKyU&feature=emb_title

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e dytë…