Rossi optimist për Barcelonën: Këtu kam triumfuar 8 herë

03 qershor 2021 | 13:42

Valentino Rossi përgatitet për garën e radhës në botërorin e MotoGP, ku do të garohet në pistën e Barcelonës. Një pistë e dashur për 42-vjeçarin italian, ku ka triumfuar 8 herë në karrierën e tij (6 herë në MotoGP).

“Kjo është një nga pistat e mia të preferuara, argëtohem gjithnjë. Kujtimet e mira më bëjnë optimist për garën që do të zhvillojmë këtu në Katalunja, pasi jemi përmirësuar disi në garën e fundit në Mugello”, ka thënë Rossi.

“Në garën e fundit bëra disa parakalime dhe hyra në ‘top-10’. Po përmirësohemi edhe pse synojmë më shumë, gjë që do ta kërkojmë në Barcelonë me shpresën që të arrijmë diçka më shumë”, ka shtuar Rossi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një grup kriminal rus qëndron pas sulmit në kompaninë më…