Deliu-Kodra: Për rëndësinë e shëndetit mendor shoqëria jonë flet pak

14 qershor 2021 | 12:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra është e pasionuar pas aktiviteteve fizike.

Ajo ka marrë pjesë në një ngjarje ku janë promovuar aktivitetet fizike dhe mendore.

Me këtë rast, Deliu-Kodra, ka thënë se për shëndetin mendor në Kosovë flitet shumë pak.

“Për rëndësinë e shëndetit mendor shoqëria jonë flet pak . Mbyllja gjatë pandemisë dhe përballja me një realitet të ri, për secilin prej nesh ka qenë shumë sfiduese. Gjatë kësaj kohe e kam kuptuar më së miri rëndësinë e daljes në natyrë dhe aktivitetit fizik në shëndetin tonë mendor dhe atë fizik.  Këtë vikend me kënaqësi u bashkova në iniciativën e #SheInspires,  e cila ishte frymëzuar pikërisht nga koha e pandemisë dhe fokusohej në rëndësinë e mirëqenies fizike dhe mendore për gratë dhe vajzat, në kontekst të pandemisë Covid-19”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Holandës, Frank de Boer është shumë i kënaqur…