De Boer: Është bukur ta nisësh Evropianin me fitore
Trajneri i Holandës, Frank de Boer është shumë i kënaqur për faktin se skuadra e tij e nisi me fitore rrugëtimin në Evropian.
Ai gjithashtu bën apel që futbollistët të rriten shumë dhe ata që futen si zëvendësues ta kapin menjëherë ritmin e ndeshjeve.
“Pas barazimit 2-2 isha shumë i zhgënjyer dhe mendova se gjithçka do të ishte shumë e vështirë. Mendova se e shpërdoruam këtë ndeshje, por për fatin tonë të mirë Denzel ishte në vendin e duhur dhe shënoi një gol fantastik me kokë. Është bukur ta nisësh Evropianin me një fitore. Duhet të përmirësohemi më shumë dhe të punojnë për të ardhmen. Zëvendësimet? Tani nuk jam i qartë për ta bërë një analizë se çfarë ndodhi në ato 10 minuta. Është e vërtetë se lojtarët që futen në fushë duhet ta kapin menjëherë ritmin sepse kështu rrezikojmë shumë. Duhet të luajmë mirë për 90 minuta sepse të pësosh gola të tillë mund të rrezikojnë fitoren, por në të gjitha rastet jam i kënaqur që e nisëm me një fitore. Hapi i parë ishte i suksesshëm dhe tani të shohim ku mund të përmirësohemi”, ka thënë De Boer.



