Drita konfirmon largimin e Brdarovskit

15 qershor 2021 | 12:48

Ish-skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita ka njoftuar të martën se mbrojtësi Vladica Brdarovski do të largohet nga klubi, pasi i ka përfunduar kontrata.

Siç dihet skuadra gjilanase për këtë pozitë e ka transferuar mbrojtësin Përparim Islami, i cili në dy edicionet e fundit ishte pjesë e klubit të Feronikelit.

“Mbrojtësi i djathtë Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit.  Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale. Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka…