Vuçiqi: Kurti ma kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu iu përgjigja
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit që ka pasur me kryeministrin Kurti ka thënë se ky i fundit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiqi ka thënë se Kurti e ka pyetur se kur do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Ai më tha se ka ardhur të më pyeste se kur do ta njoh pavarësinë e Kosovës, përgjigja ime ishte kurrë, më pas ai shpërtheu”, ka thënë Vuçiqi.
Në anën tjetër emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ishte i lehtë.
“Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve. Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”, ka thënë Lajçaku.



