Bideni njoftohet sot nga Borrelli për takimin Kurti-Vuçiq

15 qershor 2021 | 13:39

Takimi i parë Kosovë-Serbi pas disa muajsh pauzë në dialog që ka përfunduar me tone të tensionuara të diskutimit nuk po i çon drejt rrugës së pajtimit dy palët që po negociojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova ka shkuar në dialog me katër kushte për Serbinë, derisa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se asnjë nga këto kushte të vëna nuk është pranuar nga Beogradi.

Vuçiqi, në anën tjetër është ankuar se në këtë takim ka marrë kërkesë nga Kurti që ta njoh Serbia pavarësinë e Kosovës.

Se si ka shkuar takimi Kosovë-Serbi, sot pasdite do të informohet edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Këtë e ka bërë me dije kryeministri Albin Kurti.

“Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve. Sot pasdite z.Borrell takohet me Presidentin Biden”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Se Bideni do të informohet për takimin Kosovë-Serbi e kanë deklaruar edhe nga pala serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit që ka pasur…