Drita dhe Llapi mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës
Është hedhur shorti për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Skuadra e Dritës do të përballet me ekipin shqiptar nga Mali i Zi, KF Deqiç.
Të besuarit e Ardian Nuhiut, në këtë edicionin e kanë përmbyllur si nënkampione në Superligën e Kosovës. Ndërsa ekipi Deqiç si nënkampione në Superligën e Malit të Zi.
Ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik. Dueli i parë do të zhvillohet në taborin e Deqic, kurse përballje e dytë në Kosovës.
Skuadra e Llapit do të përballet me ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi 1927.
Ekipi i Llapit është shpallur fituese e Kupës së Kosovës. Ndërsa, Shkupi është nënkampione e Maqedonisë së Veriut.
Ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik, llapjanët në duelin e parë do të udhëtojnë, kurse në përballjen e dytë do të jenë mikëpritës te Shkupit.



