Italia siguron kualifikimin
Kombëtarja e Italisë e ka siguruar kualifikimin për rrethin e dytë në Kampionatin Evropian, pasi e mposhti sonte Zvicrën me rezultat 3-0.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e nisën nga fillimi ndeshjen, por nuk arritën të ndalin humbjen Zvicrës, që është e para në “Euro 2020”.
Në minutën e 19-të, Giorgio Chiellini shënoi golin e parë, por ky gol u anulua pasi mbrojtësi italian paraprakisht luajti me dorë. Shtatë minuta me vonë, Manuel Locatelli e nisi dhe e përfundoi me gol një aksion fantastik.
Skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0. Në minutën e 52-të, Manuel Locatelli shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 2-0. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e realizoi sulmuesi Ciro Immobile.
Trajneri i Zvicrës në pesëmbëdhjetë minutat e fundit e zëvendësoi Shaqirin, derisa nuk e inkuadroi farë në lojë shqiptarin Admir Mehmedi. Përderisa Italia e siguroi kualifikimin, Zvicrës i duhet një fitore me shumë se dy gola diferencë në ndeshjen ndaj Turqisë për të siguruar kualifikimin.
/Epoka e re/



