Fc Shkupi arrin marrëveshje me Shabanin
17 qershor 2021
| 11:04
FC Shkupi vazhdon për tu përgatitur për ndeshjet e Kupave të Evropës, ndërsa drejtuesit po punojnë për të sjell edhe përforcime të reja para aventurës së katërt me radhë europiane.
Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, burimet e televizionit Shenja mësojnë se Shkupi ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar nga Kosova, Bujar Shabanin.
Bëhet fjalë për futbollist që në fushë mbulon pjesën e mesfushës defanzive. Shabani te Shkupi vjen nga Drita, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Feronikelin, Skenderbeun dhe Ferizajin.



