Aventura e Gattusos te Fiorentina mbyllet ende pa nisur
17 qershor 2021
| 12:14
Aventura e Gennaro Gattuso te Fiorentina mbyllet ende pa filluar. Klubi nga Firence ka njoftuar zyrtarisht “divorcin” me trajnerin italian.
Ditën e djeshme mediat italiane raportuan se, Gattuso ka kërkuar në skuadër afrimin e dy lojtarëve, Noko Gonzales dhe Sergio Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez, i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.
Këtë veprim e ka kundërshtuar menaxheri i vjollcëve, Xhankarlo Antogoni i cili e quan si konflikt të hapur interesi transferimin e dy lojtarëve të cilët përfaqësohen nga i njëjti agjent. Kjo nuk është pritur mirë nga Gattuso i cili ka vendosur të largohet, ndonëse u zyrtarizua në krye të Fiorentinës vetëm dy javë më parë.