Spanja kualifikohet në çerekfinale
28 qershor 2021
| 20:35
Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, pasi e mposhti Kroacinë me rezultat 5-3. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 3-3.
Shënues për Spanjën në kohën e rregullt ishin Cesar Azpilicueta, Pablo Sarabia dhe Ferran Torres, kurse për kroatët shënues ishin Simon autogol, Mislav Orsiq dhe Mario Pasaliq.
Në kohën shtesë, Spanj ishte skuadër me e mirë dhe realizoi edhe dy gola për fitoren 3-5. Shënues në vazhdime ishin Alvaro Morata dhe Mikel Oyarzabal 3-5.
Spanja në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Francë-Zvicër.
/Epoka e re/