Shtetasja zvicerane dhe burri i saj arrestohen në Gjakovë, dyshohen për tentim-vrasje
17 korrik 2021
| 10:19
Një rast i tentim-vrasjes para gjashtë ditës ka përfunduar me arrestimin e dy personave dje në Gjakovë.
Policia ka thënë se të arrestuarit janë një mashkull kosovar dhe gruaja e tij shtetase e Zvicrës, shkruan lajmi.net.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë ‘Bereta’ me një karikator me gjashtë fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt



