Gashi: Kurti po i shkel kriteret për dialogun që vetë i ka vendosur

19 korrik 2021 | 15:23

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut me Serbinë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka deklaruar se Kurti po i shkel kriteret që vetë i ka vendosur për dialogun me Serbinë.

“Vizitë apo takim çfarë mund t’i themi. Sa Kurti ishte në opozitë kishe propozuar dhjetëra rezoluta në Kuvend, dhe ka përdorur gjuhën më të dhunshme për ata që shkonin në këto bisedime. Madje thoshte se nuk duhet të shkohet në bisedime pa kërkuar falje Serbia, pa u gjet të zhdukurit. Ai kërkonte raportim në Kuvend sa herë mbahej ndonjë takim, ndërsa janë bërë katër muaj që Kurti nuk ka raportuar në Kuvend për këtë çështje. Atë që e ka proklamuar në Kuvend po e shkel. Po i shkel kriteret që vetë ai i ka vendos”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…