Prishtina, tifozëve: Kah mbrëmja dilni në stadium e të gjithë së bashku të bëjmë përhajr Bajramin

20 korrik 2021 | 11:38

Skuadra futbollistike e Prishtinës e cila takohet sonte me Connah të Wellsit, në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League, ka fruar shikuesit që të mbushin tribunat e “Fadil Vokrrit”.

Prishtina dhe Connah takohen sonte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri, shkruan “Epoka e re”.

FC Prishtina ka bërë thirrje që tifozët të vijnë në stadium dhe ta bëjnë përhajr Bajramin.

Ja postimi i klubit “Prishrina”:

“Ju bëftë mirë dreka e Bajramit e dikur kah mbrëmja dilni në stadium e të gjithë së bashku të bëjmë përhajr Bajramin.

Me fat Kurban Bajrami të gjithë adhuruesve të klubit anekënd globit”, shkruan FC Prishtina në rrjetin social, Facebook.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, uroi besimtarët…