BIK-u fton qytetarët të marrin vaksinat anti-Covid

20 korrik 2021 | 14:46

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani, ka kërkuar nga qytetarët respektimin e rregullave dhe të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se qëndrimi i BIK-ut është që të vazhdohet me vaksinimin e qytetarëve.

“Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar në kontinuitet respektimin e rregullave dhe të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe domosdoshmërinë për kujdes dhe vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik. Qëndrimi i BIK-ut është se duhet të vazhdohet me vaksinimin. Tashmë një numër jo i vogël i nëpunësve dhe i hoxhallarëve tanë kanë filluar të vaksinohen. Rreth kësaj është biseduar edhe me qeverinë tonë. Urojmë që sa më shpejt inshaAllah të kalojë kjo pandemi”, ka thënë Sinani.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…