Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për automjete

22 korrik 2021 | 18:54

Miratohet edhe në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Projektligji për Automjet që heq homologimin për mjetet rrugore të reja dhe të përdorura.

Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional.

Në parim ky projektligj është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri kompanitë: Air Munich, Reisseburo Prishtina dhe My Sky, sjellin…