PSG-ja i ofron rrogë marramendëse Pogbas
Mesfushori Paul Pogba mund të luajë me Paris Saint Germanin sezonin e ardhshëm. Kontrata e mesfushorit francez me Manchester Unitedin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk do ta rinovojë atë, duke u larguar me koston zero.
Sipas së përditshmes britanike “The Indipendent”, skuadra e PSG-së kërkon të sjellë 28-vjeçarin në vendlindje, duke i ofruar një rrogë marramendëse: 600 mijë stërlina në javë.
Kjo shumë e çmendur pritet ta bindë francezin të luajë me PSG-në në krah të Mbappes, Messit, Donnarummas, Neymarit, Ramosit e mjaft yjeve të tjerë. PSG ka nisur që tani kontaktet me menaxherin e Pogbas, Mino Raiola, për të diskutuar për të ardhmen. Për Paul Pogba është interesuar edhe Real Madridi, një mesfushor i talentuar që transferohet me koston zero verën e ardhshme.



