Vaksinohet 16-vjeçari i parë në Kosovë
Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është vaksinuar 16-vjeçari i parë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e 16-vjeçarit, Dona Lluka.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë thirrje që të marrin vaksinën anti-Covid të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar.
Postimi i plotë i Dona Llukës:
U vaksionua 16 vjeçari i parë
Përderisa isha pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë e kisha vetëm një shqetësim, që virusin mos ta barti tek fëmijët.
Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit aq edhe fisnik për vendin!
Sot, kur po vazhdon imunizimi i popullatës edhe ekipi menaxhues bashkë me profesionistët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme këtu në Sallën “1 Tetori”, u vaksinua edhe djali im, Vleroni.
Vleroni është vetëm 16 vjeç dhe do të jetë një avokues i madh edhe tek bashkëmoshatarët e vet që edhe ata të vaksinohen, sepse ashtu edhe do të duhet të ndodh!
E tëra çfarë duhet të bëni është që të aplikoni me numër personal, në e-Kosova, merr konfirmimin dhe terminin e vaksinimit.
Vaksinohu!