Komuna e Prishtinës vazhdon me realizimin e testeve rapide për Covid-19
19 gusht 2021
| 11:41
Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për Covid-19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.
Orari i punës do të jetë shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga Covid-19.



