Babai i viktimës 18 vjeçe: Vonë kuptova se ai kishte pasur vepra kriminale
Babai i viktimës 18-vjeçare nga Ferizaj ka thënë se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur vepra kriminale.
Për RTK-në ai ka thënë se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur personin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzës së tij i mori jetën.
Babai i 18 vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit.
Ai u bën thirrje prindërve të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kënd shoqërohen.
Babai i 18-vjeçares thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin por, siç thotë ai, vajza e tij ka qenë nën presion dhe është frikësuar t’i tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.
Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë nën presion psikik.
I njëjti shprehet i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale. “Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë të shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.



