KQZ-ja nuk e certifikon Lushtakun, kandidat për kryetar të Skenderajt pritet të jetë Fadil Nura
24 gusht 2021
| 16:31
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura pritet të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se ky vendim ka ardhur pasi Sami Lushtaku është dashur që të tërhiqet nga kandidatura për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar.



