Ronaldo mund të transferohet te City

24 gusht 2021 | 17:28

Edhe një javë mbyllet afati kalimtar. Juventusi ende nuk e di nëse do të jetë në gjendje të llogarisë te Cristiano Ronaldo apo jo për këtë sezon.

Ajo që pritej ka ndodhur: rezultati i efektit të mundshëm domino, me Kylian Mbappe si protagonist, ka zgjatur deri në javën e fundit të tregut të transferimeve.

Portugezi është ende një opsion për Paris Saint-Germainin në rast se Kylian largohet në drejtim të Realit të Madridit. Përveç kësaj, ‘biankonerët’, prej muajsh, kanë zgjedhur Gabriel Jesus të Manchester Cityt si zëvendësues i mundshëm i yllit portugez. Por, “Qytetarët” kanë një prioritet: Harry Kane.

Negociatat me Tottenhamin janë shumë të komplikuara, dhe Ronaldo përfaqëson një alternativë për Pep Guardiolan. Në fakt, tashmë ka pasur kontakte, por nuk ka asgjë konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar certifikimin e 160 kandidatëve…