Bahtiri: Në Mitrovicë ka vetëm një fitues, me Kurtin qëndrojmë bashkë nën petkun e LV-së
26 gusht 2021
| 09:15
Kryetari i Mitrovicës që është kandidat edhe për një mandat për të parin e kësaj komune, Agim Bahtiri, ka ironizuar me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se “dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati i tyre do ta fitojë garën”.
Bahtiri tha se gara për të parin e komunës së Mitrovicës e ka një fitues dhe një formulë, ai dhe Albin Kurti.
“Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se nga PDK, Agim Bahtiri kundërkandidat për zgjedhjet e 17 tetorit do ta ketë Bedri Hamzën.



