Në fundjavë në Kosovë vijnë 150 mijë vaksina nga Gjermania

01 shtator 2021 | 16:57

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka  bërë me dije se në fund të kësaj jave pritet të arrijnë në Kosovë edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas edhe 100 mijë të tjera nga Italia.

“Janë donacione të miqve tanë dhe në këtë kohë janë treguar solidar e u jemi mirënjohës. Edhe këto vaksina janë ‘AstraZeneca’ dhe me afat deri në nëntor të këtij viti. Në javën tjetër presim të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga ‘Pfrizer’, përmes ‘COVAX’ si donacion nga ShBA prej 500 mijë doza dhe 200 mijë doza nga kontrata që kemi me ‘Pfizer’ e që fillojnë të vijnë në fillim të çdo jave. Gjatë muajit gusht janë administruar mbi 400 mijë e 10 mijë vaksina dhe në shtator ky numër do të rritet”,  ka njoftuar Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka thënë se mungesa…