Ronaldo flet pasi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar

02 shtator 2021 | 12:33

Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin për më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar, pasi i shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë 2-1 kundër Republikës së Irlandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Tani Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve me 111 gola. Sulmuesi 36-vjeçar i shënoi dy gola të vonshëm me kokë dhe e humbi një penallti në fitoren dramatike të Portugalisë kundër Irlandës Veriore të mërkurën.

Ali Daei, i cili i shënoi 109 gola për Iranin nga viti 1993 deri më 2006, e mbajti rekordin të cilin Ronaldo e kishte barazuar me dy golat e tij kundër Francës në “Euro 2020”.

Sulmuesi i Manchester Unitedin e barazoi edhe rekordin evropian të Sergio Ramosit për më së shumti paraqitje për kombëtaren, pasi e regjistroi paraqitjen e 180-të. “Jam shumë i lumtur, jo vetëm sepse e theva rekordin, por për çastin e veçantë që e përjetuam. Dy gola në fund të ndeshjes. Duhet ta çmoj atë që e bëri ekipi, ne besuam deri në fund. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë me tabela zyrtare të përdorura nga Qeveria e…