E rëndë / Kufoma lihet në korridorin e spitalit

04 shtator 2021 | 12:16

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është stërmbushur me persona të cilët janë të infektuar me Covid-19, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë shifra të frikshme të të vdekurve dhe të infektuarve me ketë virus.

Në një foto që ka siguruar gazeta “Epoka e re”, shihet një kufomë në korridorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë.

“Kjo kufoma është lënë në korridorin e ORL-së sepse QKUK-ja është stërgnarkuar. Të vdekurit nga Covidi-19 tanimë është problem që të sistemohen. Kjo kufomë është fotografuar të mërkurën në mëngjes në korridorin e ORL-së”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim brenda QKUK-së.

Vetëm në ditën e djeshme janë raportuar 26 presona të vdekur dhe 1448 raste të reja me Covid, ndërkaq raste aktive janë 26.525.

(Epoka e re/ A.M)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, ka thënë se…