Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kandidatja për asamble, Hava Mlinaku identifikojnë nevojat e investimeve nëpër lagje

05 shtator 2021 | 10:41

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga kandidatja për asamble komunale nga radhët e PDK-së, Hava Mlinaku, kanë vizituar disa lagje të qytetit dhe kanë parë nga afër nevojat e investimeve në ato pjesë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Idrizi në një njoftim për medie.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me kandidaten për këshilltare të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë znj Hava Mlinaku, vizatuam lagjen te varrezat e vjetra të qytetit, e njohur si Qëndresa 1, për të identifikuar nevojat dhe për të planifikuar investimet gjatë mandatit tonë qeverisës.

E filluam nga Shtatorja e Dëshmorit të Kombit Blerim  Zuqaku,  për të vazhduar përgjatë argjinaturës të lumit Silnica e deri të Vigu i Novolanit. Kësaj pjese me plot mbeturina inerte do t’i ndërrohet pamja, dhe do të bëhet vend atraktiv për qytetaret e Vushtrrisë, pasi gjatë mandatit tonë do të investojmë në:

1. Vazhdimin e rrugës “Isak Halili” deri te Lapidari i Dëshmorit Blerim Zuqaku, me infrastrukture përcjellëse, trotuar dhe ndriçim.

2. Rregullimin e shëtitores, që njihet nga kjo pjesë  si “Shaban Aga” deri te vigu i Novolanit, me ndriçim, ulëse dhe shporta mbeturinash.

3. Rregullimin e një fushe të futbollit të vogël, si dhe një fushe të basketbollit me rrethojë dhe ndriçim.

4. Rregullimi i hapësirës së kënetës së vogël “Dyneku”, ku do të bëhet një vend atraksion për qytetarët vushtrrias, për peshkim, pushim gjatë vikendit, piknik.

5. Rregullimi i rrethojës së varrezave të konservuara të qytetit, me mbjellje të drunjtëve dekorativ, si dhe rregillimii infrastruktures tjeter te kesaj lagjeje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Janë rreth 30 të burgosur të cilët kanë nevojë urgjente…