Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Greqi
05 shtator 2021
| 21:33
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes ndaj Greqisë me rezultat 0-1. Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është e vlefshme për Grupin B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022.
“Dardanët” ishin më të mirë në të gjitha aspektet se grekët, por nuk arritën të gjejnë golin e parë. Në anën tjetër, Greqia e shfrytëzoi një lëshim të “dardanëve” në minutat shtesë të pjesës së parë dhe realizoi për 0-1. Autor i goli ishte Anastasios Douvikas.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi Kosova kërkon pikë në mënyrë të mbetet në garë për kualifikim.
/Epoka e re/



