Haradinaj përkujton rënien e komandant ‘Fatonit’ dhe bashkëluftëtarëve të tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ofensivën e shtatorit të vitit 1998 në të cilën ranë shumë luftëtarë të UÇK-së.
Haradinaj ka thënë se në çdo përvjetor kujtojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, të rënë në përballje me armikun.
“Sa herë kujtojmë ofensivën e shtatorit të vitit 1998, kujtojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, kujtojmë ata që ranë në përballje me armikun, bashkëluftëtarë të zot që i dhanë drejtim luftës për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sa herë kujtojmë ofensivën e shtatorit të vitit 1998, kujtojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, kujtojmë ata që ranë në përballje me armikun, bashkëluftëtarë të zot që i dhanë drejtim luftës për liri.
Kujtojmë Driton Zenelin – Komandant Fatonin, ushtarak profesionist që përgatiste luftëtarët për beteja.
Kujtojmë rënien heroike të tij dhe bashkëluftëtarëve Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu.
Të paharruar në kujtimin tonë dhe në kujtesën historike shqiptare. Lavdi!
RH



