Bashkëshortja e Astrit Ademajt: Sot më le përgjithmonë Astrit, mua, Aelen e Buronin

09 shtator 2021 | 14:57

Pas vrasjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, ka reaguar bashkëshortja e tij, Valbona Bahtiri-Ademaj.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se me Astritin ka kaluar 17 vite martesë, ndërkaq ka thënë se besimi i tij i jep forcë t’i rrisë fëmijët; Aelen e Buronin.

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi për një ringjallje…