Reali synon transferimin e Pogbas

11 shtator 2021 | 11:59

Real Madrid raportohet se po bëhet gjithnjë e më i sigurt për të nënshkruar me Paul Pogban.

Kontrata e Pogbas me Manchester United skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa rinovimi nuk duket afër.

“Mundo Deportivo” shkruan se Real Madridi nuk do tentojë transferimin e francezit gjatë janarit, por “Los Blancos” besojnë se do nënshkruajnë me ish-mesfushorin e Juventusit gjatë verës, duke e transferuar atë si lojtar të lirë.

Në të kaluarën është raportuar se edhe 28-vjeçari pëlqen kalimin te madrilienët, teksa ky transferim sipas të gjitha gjasave mund të mbyllet në vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosja ka ardhur në pushtet me zotimet se asnjë…