LSI-ja, pa grup parlamentar

15 shtator 2021 | 13:09

Në Shqipëri rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në vitin 2017, i kushtoi Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar.

Partia Demokratike duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në katër vjetët e shkuar, duke shënuar në këtë mënyrë një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes tyre.

Për të pasur një grup parlamentar, gjë e cila mundëson një sërë favoresh, që nga koha në dispozicion gjatë diskutimeve në sallë deri te logjistika në mjediset e Kuvendit, nevojiten shtatë deputetë.

Partia Demokratike u kujdes që aleatët e tjerë të vegjël të saj, të cilin kishin konkurruar nën siglën e kësaj force politike, duke marrë vende të sigurta në listë, të mos mbeteshin duarbosh as në parlament. Ajo mbështeti krijimin e dy grupeve të tjera përmes deputetëve të saj që u deklaruan si pjesë e tyre.

Së bashku me tre deputetët e PDIU-së u krijua Grupi për Demokraci dhe Integrim me shtatë përfaqësues të cilët do të kenë si drejtuese Mesila Dodën.

Ndërsa me kryetarët e PR-së, PAA-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së, tre deputetë demokratë formuan grupin Aleanca për Ndryshim, nën drejtimin e Fatmir Mediut. Një gjë e tillë nuk ndodhi me LSI-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi veteran Besart Berisha edhe zyrtarisht është futbollist i Prishtinës.…