MSh-ja nis hartimin e ligjit të ri për sigurimet shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka nisur punimet për hartimin e ligjit të ri për sigurime shëndetësore.
Kështu është bërë me dije në debatin për temën “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor-kur do të jetësohet”, të organizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).
Kryetarja e fondacionit Fridrich-Ebert-Stiftung, Besa Luzha, ka thënë se sigurimi shëndetësor është një e drejtë dhe obligim i institucioneve.
Ndërsa zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se grupi punues është duke hartuar ligjin e ri për sigurime shëndetësor.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Shëndetësore dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, ka thënë se është e domosdoshme që të hartohet ligji i ri, meqë i njëjti i cili është miratuar në vitin 2014 nuk ka gjetur zbatim.
“Në grupet punuese duhet të përfshihen të gjithë akterët. Të kemi një financim të qëndrueshëm në shëndetësi. Pa një financim të qëndrueshëm është e pamundur të flasim për një shëndetësi më të mirë. E kemi trashëguar pa një sistem në shëndetësi”, ka theksuar ajo.
Kursen Valbona Kamberi nga Sindikata e Policisë së Kosovës, ka thënë se për 22 vjet asnjëherë nuk gjetën përkrahjen e institucioneve të Kosovës
“Është policia e vetme në rajon dhe botë që nuk gëzon të drejtën e sigurimit shëndetësor dhe benificioneve të tjera. Ne kemi humbur më 20 policë dhe nuk e dimë ende se kush i ka vrarë. Të gjithë ata policë që i kemi humbur nuk e kanë pasur të drejtën e sigurimit shëndetësor”, është shprehur ajo.



