Nadali: Më janë përmbysur të gjitha planet

17 shtator 2021 | 17:44

Rikthimi në fushë i Rafael Nadalit do të jetë më i vështirë sesa ishte menduar.

Tenisti spanjoll, ish-numri 1 në botë dhe fitues i 20 grand slam në karrierë, ka pranuar në një intervistë për “Marca” se këtë herë rikuperimi është më i avashtë se zakonisht. Ai e ka mbyllur para kohë sezonin dhe pritet të jetë gati për 2022-shin.

“Në aspektin personal dhe profesional ky është një moment pak delikat. Jam i vetëdijshëm se po përballem me një proces që në një moment të caktuar do të jetë i dhimbshëm dhe i vështirë. Gjithsesi, di se duhet ta përballoj këtë situatë në mënyrë që të rikthehem ai që njihni të gjithë, një tenist që lufton për të arritur atë që do. Në këtë drejtim jam i vendosur për ta bërë dhe arritur këtë gjë”, ka thënë Nadal.

“Në planet që kisha për këtë vit, këtë verë duhej të kisha luajtur Wimbledon, Olimpiadën dhe US Open. Sipas planeve, nuk duhej të isha as me paterica, por kam mësuar të adaptohem me realitetin. Nuk është hera e parë që lëndohem, por mosha bën të vetën dhe më duhet më shumë kohë për të rikuperuar”, ka shtuar Nadali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve se vaksinimi kundër Covid-19…