MPB: Ka kërcënime ndaj qytetarëve që pajisen me targa të përkohshme

29 shtator 2021 | 15:10

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se është informuar që qytetarët të cilët janë pajisur me targa të përkohshme, po kërcënohen nga persona, që sipas këtij institucioni, janë ende të paidentifikuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër këto kërcënime në drejtim të qytetarëve të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme sipas vendimit të MPB-së më datë 20 shtator 2021”, thuhet në njoftimin pér media.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, këto kërcënime ndikojnë në krijimin e një klime, ku qytetarët ndihen të frikësuar që të jetojnë dhe veprojnë në vendin e tyre.

“Këto kërcënime janë të papranueshme dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, ka njoftuar MPB-ja, duke shtuar se tashmë këto raste po hetohen nga Policia e Kosovës që do të ndërmarrë masa sipas ligjit.

Që prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, banorët lokalë serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit…