Gërvalla takohet me presidenten e KE-së, bisedojnë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

29 shtator 2021 | 16:49

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka pritur në aeroportin “Adem Jashari”, presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e cila ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

MPJD-ja ka njoftuar se temë qendrore e bisedës në këtë takim ka qenë rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Ministrja Gërvalla, ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane. Po ashtu, ajo e ka njoftuar presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë Kosovën me standardet e BE-së.

Gërvalla dhe Von der Leyen kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e situatës me pandeminë e Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka…