Shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë falënderon qytetarët për përkrahjen
Shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, ka reaguar pas tërheqjes se njësive speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen gjatë këtyre dy jave sa këto forca kanë qëndruar në pikat kufitare në veri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se atdheu, detyra dhe nderi do të mbeten pasaporta e vetme deri në fund të jetës së tij.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ahmetit:
Familjar, miq dhe dashamir duke ju falenderuar per gjithe kete perkrahje per keto dite dhe jo vetem per mua dhe gjithe djemt dhe vajzat qe ishin me mua ju siguroj se “si bir i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare komunitetit.
Atdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.
Me respekt per ju ne emrin tim.




