Nga sot në Shqipëri mësimi nis me orar të plotë

04 tetor 2021 | 11:47

Në Shqipëri pas më shumë se një viti, prej marsit të 2020 me mësim online, të alternuar dhe me turne, sot nxënësit i rikthehen normalitetit.

Viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e Shqipërisë nisi me mësim me turne dhe orë të shkurtuara, por këmbëngulja e prindërve, që firmosën një peticion drejtuar ministres së Arsimit, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tërhiqej dhe të lejonte mësimin me orë normale. Sipas ministres së Arsimit, një arsye dhe garanci për vendimin është edhe fakti që shumica dërrmuese e mësuesve janë vaksinuar.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne” tha ministrja Kushi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Haqif Mulliqi Dhe, më në fund ia dolëm. Akademinë e…