Kosova ka administruar deri më tani 1.5 milion doza të vaksinës kundër Covidit

11 tetor 2021 | 16:04

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Kosova ka administruar deri më tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

“Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60 për qind të popullatës me vaksinën kundër Covid-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre. Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat bombastike të Fifit që kur u inkuadrua në “BBV”,…