Arrestohet një person, dyshohet për lëndim të rëndë trupor
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet për lëndim të rëndë trupor.
“Me datë 07 gusht 2021, në rrugën ‘Enver Hadri’ në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor. Dy të dyshimtë kishin lënduar një person viktimë dhe njëri nga të dyshuarit kishte qenë në arrati. Në punën operative-hetimore dhe video xhirimeve policia ka identifikuar dy persona të dyshimtë për të cilët kishte ngritur kallëzim penal, njëri ishte ndaluar në mbajtje menjëherë në kohën e incidentit, ndërsa sot, me datë 11 tetor 2021, i dyshimti tjetër i cili kishte qenë në arrati ishte paraqitur pranë prokurorit të lëndës dhe i njëjti është ndaluar. I dyshimti G.Th i lindur në vitin 2001, përveç incidentit lëndim i rëndë trupor, i njëjti ishte në posedim të armës në pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar të armës. Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të Shtetit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, ka njoftuar policia.



