Borrelli i telefonon Kurtit dhe Vuçiqit, kërkon nga ta të takohen në Bruksel për dialogun
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga të cilët ka kërkuar të shkojnë në Bruksel sa më parë për të biseduar për dialogun.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ku ka folur për vizitën e Borrellit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Borrelli gjatë vizitës së tij në ShBA kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nevojën për të shkuar në Bruksel për të përparuar në dialog dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë për të shmangur situatat që i kemi parë tani kohëve të fundit në veri të Kosovës në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.
Borrelli dhe Blinkeni në takimin e tyre kishin biseduar për Ballkanin Perëndimor, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi për të cilin kanë kërkuar që të vazhdojë dhe të arrihet progres.



