City po kërkon 80 milionë euro për Sterlingun
18 tetor 2021
| 22:02
Ndërsa gjendja financiare në Barcelonë është ende mjaft problematike, gjigantët katalanas synojnë të përforcohen në sulm në afatin e janarit ose verën e ardhshme, teksa Raheem Sterling qëndron si një nga objektivat e tyre, ndërsa Manchester City ka vlerësuar 80 milionë euro lojtarin.
Sterling aktualisht është në një situatë të vështirë në Manchester City, pasi ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Pep Guardiolës mes zërave për një përçarje mes dyshes, shkruan Marca.
Marrëveshja e Sterling me Manchester City përfundon në qershor 2023, gjë që e vendos atë në zonën e kuqe për t’u larguar si agjent i lirë, teksa ai shpreson të largohet para kësaj kohe dhe City nuk është e gatshme të ofrojë ndonjë zbritje për lojtarët e tyre.