Utah Jazz ‘leksion’ kampionëve të Milwaukee
Utah Jazz triumfoi 107-95 në fushën e ekipit kampion të Milwaukee, një përballje mes dy prej skuadrave më të mira në NBA.
Ndeshje e dominuar nga Jazz, që ngjiten në krye të renditjes në Perëndim. Mitchell me 28 pikë ishte më i miri për miqtë në fushë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Antetokounmpo për Bucks. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakersave, që mundi 95-85 Houstonin, një ndeshje ku veteranët e ekipit kalifornian bënë diferencën në parket. Anthony realizoi 32 pikë, Westbrook, 23, LeBron James 20 e Davis 15.
Fiton edhe Brooklyni që e mundi pa probleme 117-91 Detroitin, sfidë ku u dalluan Durant me 23 pikë e Harden me një “triple double” (18 pikë, 10 rebound, 12 asistime).
Rezultatet
Dallas – Sacramento 105-99
Charlotte – Portland 125-113
Milwaukee – Utah Jazz 95-107
Brooklyn – Detroit 117-91
Lakers – Houston 95-85